Antidroga dhe Guardia Di Finanza sekuestrojnë 1 ton drogë, reagon Çuçi: Qëndrojmë të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen

Aktualitet

Ministri i Brenshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar menjëherë pas finalizimit me sukses të operacionit të Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Guardi Di Finanza, ku në afërsi të Karaburunit u sekuestruan 992 kg kanabis dhe u arrestuan 3 skafistë nga Vlora dhe 2 shtetas ukrainas.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi, përgëzon të gjithë efektivët që u bënë pjesë e operacionit, duke theksuar se kjo luftë do të vazhdojë.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar.

Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri  për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tone”, shkruan Çuçi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?