Aktualitet

Kapen me 4 milion euro kokainë dhe 233 mijë euro në xhep dy vëllezër

Sipas nje njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për dy vëllezër, të papunë, të cilët janë marrë me transportin e lëndëve narkotike të blera në Holandë. Dy vëllezërit përdornin një makinë e cila kishte ngjallur dyshime gjatë kontrolleve rutinë të Guardia di Finanza në zonë, për zbulimin e trafiqeve ilegale.

Hetimet e vazhdueshme zbuluan një ndërtesë në Inverigo, ku dy vëllezërit banonin dhe e përdornin si për garazh për makinën e lartpërmendur ashtu edhe për magazinë.

Pasi morën mandatin e kontrollit, agjentët hynë në banesën e vëllezërve shqiptarë ku gjetën kokainën e konfeksionuar në 29 pako, si dhe shumën e parave, e ndarë në tufa 10 mijë euro secila. Kontrolli në makinën Opel Astra zbulii edhe 3 mijë euro të tjera të fshehura.

Në bazë të fakteve, dy shtetasit shqiptarë, me iniciale Q.N., lindur më 1983, dhe A.N., 1985, u arrestuan, ndërkohë që vlera e tregut e drogës së gjetur shkon në 4.5 milionë euro.

Risultati immagini per kokaine

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?