Ja pse dokumenti është fallco dhe pa vulën zyrtare të kohës

Aktualitet Shkrime

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar ditën e djeshme dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka vjedhur mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939 është shumë herë më i madh sesa dihej deri tani. Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate. Ky dokument është nxjerrë nga fondi i milicisë fashiste dhe vjen në formën e një raporti.


“Fakte Historike, Ari që mori me vete Mbreti Zog dhe dokumenti i ri që pritet të ngjallë shumë debat! Arkivi i shtetit publikon sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog gjatë largimit nga Shqipëria. Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot”, shkruan Arkivi.


Si mund ta besojmë këtë dokumet i cili si dokument është pa vulë zyrtare të kohës dhe emri Gjon Lusha nga doli, lind pyetja kush ishte Gjon Lusha që deri më tani mbetet një emër i panjohur për mbarë opinionin të cilin sipas dokumentit të shkruar dhe të nëshkruar po nga ai me datën 10. 04. 1939, pra 4 ditë pas largimit të Mbretit Zog nga Shqipëria.
Tillë dokumentesh pa vulë dhe pa numër protokolli nuk është aspak për tu besuar dhe nuk është për tu marrë si dokument i saktë.
Dhe ky dokumënt është një dokument fallco i rradhës i sajuar nga regjimi komunist shqiptarë me qëllim për të hedhur baltë mbi figurën e Mbretit Zog, ku sot bijt e morrave të kuq dalin e bëjnë propaganda me pacavura të tilla me të vetmin qëllim për të tërhequr vëmendjen e opinionit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?