SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Tropojë/ Plagoset me thikë 61 vjeçari

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të shtunë në Tropojë. Një 61 vjeçar është plagosur me mjet prerës thikë nga një 51 vjeçar, pas një konflikti të çastit.

Policia bën me dije se si pasojë është shoqëruar në komisariat autori i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, e kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “ Margegaj ”, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasit të përfshirë në konflikt G. B., 51 vjeç, banues në fshatin Margegaj, Tropojë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. B., 61 vjeç, e ka plagosur atë me mjet prerës, në krah.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?