Nga Skerdjan Dhuli/ ‘Kuvendi i Elbasanit’
Në fakt ky titull nuk ishte rastesi letrare e ca me pak deshire. Ngjarjet e Elbasanit ku Organizatat kriminale marrin zvarre shtetin me uniforme policie, nuk kane per te kaluar lehte. Sado perpjekie te beje mazhoranca ne pushtet per t’iu mbylle gojen mediave, opozites, njerzve te lire, kjo tentative do te dale blof. Sepse tanime skandali ka marre dhene. Sepse tanime eshte bere fakt ne syte e shqiptareve qe Shqiperine e komandojne organiztat kriminale. E kjo ska piken e dyshimit.
Dhe krejt normalisht Elbasani u spostua ne Kuvendin qe per te qene i sinqerte deri ne fund, ne shumicen e tij e kane prodhuar keto orgganizata kriminale….disa edhe te provuara per lidhjet e tyre. Seanca e kesaj te enjteje u prish. Aty Elbasani hyri nga te kater anet sic hyn ne shtepite e elbasanllinjve tymi i metalurgjikut apo i plehrave qe digjen anembane, per ta terbuar mazhorancen pjelle te “Elbasanit” qe te mos e mundesonte kete seance me pretendimin se gjeti cimka teknikash neper rregullore kuvendi.
Nese ben nje krahasim se cili tym helmon me teper, sigurisht qe tymi i organizatave kriminale te Elbasanit e fiton kete gare. Mirepo pytja qe me erdhi rrufeshem ne mendje teksa shihja dorezimin e “Mazhorances se Elbasanit” ne seance eshte” Pse kane kaq frike ? Pse mund te trembet nje parti politike 76 vjecare nga disa te verteta qe do thuheshin gjithsej ne 3-4 ore senace ? Ne fakt nuk eshte cudi. Zgjedhjet e fundit prodhuan nje Kuvend te denje per pamjet e Elbasanit.
Organizatat kriminale qe ne Elbasan kishin kulmin e tyre, por pa bere xheloz Durresin, Vloren, Lezhen, Shkodren apo deri ne Delvinen e Klement Balilit ku kishin gjithe rrjetin kriminal, pollen nje rezultat qe mban ere krim deri ne Kolumbine e larget. Prandaj edhe sot Partia 76 vjecare nuk kishte si fliste per zgjedhejt ne Kuvend. Se eshte njelloj si te kthehesh ne vendin e krimit.
E autori nuk e ben kurre kete. Per pasoje, sot Kuvendi i Elbasanit nuk e arriti dot qellimin. Po meqe jemi tek Elbasani, pyetja qe duhet ti behej Rames eshte: Pse mbytesh kur permendet emri Elbasan ? Pse nuk ja mban te hap gojen ? Cfare do thote per deklaratat e Ambasadorit Lu? Prandaj mos u merzisni teksa shihni qe Kuvendi i Elbasanit nuk funksionon. Ska si te ndodhe ndryshe kur aty shumica jane produkt i asaj qe na pane syte ne Elbasan.
