Basha reagon pas vendimit të gjykatës në SHBA: Rama korruptoi shefin e inteligjencës
Basha urime të veçantë për pavarësinë e Kosovës: krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite
Do ta nis këtë komunikim me një urim për Kosovën: Gëzuar Pavarësinë, Kosovë.
Në këtë ditë të çmuar përkulemi me nderim dhe mirënjohje të
thellë kombëtare para heronjve të lirisë dhe pavarësisë, komandantin
legjendar të UÇK Adem Jasharin, arkitektin e Pavarësisë, presidentin
Ibrahim Rugova, dhe mijëra bij e bija të Kosovës që sakrifikuan jetën e
tyre për në altarin e lirisë së Kosovës.
Jemi krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite. Ajo sot ka ende sfida përpara, por jam i bindur se me vendosmërinë, përkushtimin dhe pjekurinë e lidershipit politik të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë, SHBA, BE, Britanisë së Madhe, do t’ia dalë me sukses për të ndërtuar një shtet të fortë, të zhvilluar dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike.
Mcgonigal i përfshirë edhe në aferën e inceneratorëve, javën tjetër kallzim në SPAK.
Basha: Që nga 2005 ku i jam bashkuar politikës kam qenë njeriu më i sulmuar dhe për fat të keq jo vetëm nga kundërshtari politik. Por gjithmonë kam besuar se e vërteta sado të zhytet, kurrë nuk do të mbytet.
Dhe ja ku jemi sot, gjithçka ka dalë në dritën e diellit. Gjithë balta, llumi shpifjet dhe mashtrimet u janë kthyer dhe përplasur në fytyrë autorëve
të këtij operacioni kriminal.
Por pas një investigimi bazuar në fakte dhe prova është zbuluar edhe një e vërtetë tjetër kriminale. Duart e McGonigal gjenden edhe në
aferën e inceneratorëve.
Pagesat dhe shpërblimet ndaj tij janë shumë herë me shumë se sa kanë dalë në publik. Prandaj kjo çështje nuk do të mbyllet me kaq.
Në ditët në vijim do të paraqesim në detaje të gjitha lidhjet e aferës McGonigal me aferën e inceneratorëve.
Me emër e mbiemër të gjitha do ti depozitojmë ne SPAK krahas kallëzimit të paralajmëruar tashmë për përfshirjen personalisht të Edi
Ramës në aferën e inceneratorëve siç e ka rrëfyer numri 2 i tij, Arben Ahmetaj.
