SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Gjokutaj: Berisha nuk arrestohet, Rama po përdor SPAK-un për propagandë

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV për të komentuar vendimin e Kuvendit sa i përket kërkesës së SPAK për të hequr imunitetin ndaj liderit të opozitës, Sali Berishës, ishte avokati Genc Gjokutaj.

Gjokutaj është shprehur se vendimi i parlamentit është anti-kushtetues pasi nuk u mbajt relacion dhe neni 78 i Kushtetutës thotë shprehimisht se, nëse nuk mbahet relacion, atëherë efekti juridik i seancës është i pavlefshëm.

“Dua të sqaroj një pikë një herë e përgjithmonë se ai truk dhe kërkesë e SPAK, bërë në Komisionin e Mandateve dhe më vonë në Kuvend, i cili kërkoi autorizim për dy masa ndaj Berishës, si ajo me arrest me burg dhe arrest në shtëpi, është e pamoralshme dhe e paligjshme. Arresti me burg është i përjashtuar te Berisha dhe kjo po bëhet vetëm për interesa politike, si qëllim është denigrimi i liderit të opozitës, pasi neni 230 i Kodit Penal e ndalon arrestimin e një personi, i cili është mbi 70-vjeç dhe SPAK ka qenë në dijeni të këtij neni dhe ka kërkuar leje për të dy masat. Ky absurd dhe mllef që SPAK ka ndaj Berishës, e kanë dërguar deri në fund me mbështetjen e mazhorancës dhe nga pikëpamja ligjore ata mund t’i bëjnë një nga një dhe nuk mund të bëjnë kërkesë për dy masa. Kuvendi ka dalë pa relacion dhe e bën të pavlefshme seancën sepse e ka neni 78 i Kushtetutës dhe e kërkon relacionin, pasi nëse mungon kjo, seanca nuk krijon efekte juridike, por kulmi është me 1/5 e deputetëve që kërkuan ndaj GJK që të shprehet në lidhje pikërisht mbi këtë debat që kemi me SPAK”, tha Gjokutaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?