SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Dhuli: A duhet lejuar eutanazia ?

Skerdjan Dhuli
A duhet lejuar eutanazia ?
18 gushtin e 2023 kur neurokirurgu më konfirmoi se ime më nuk kishte më shpëtim dhe zgjidhje mjekësore, e kuptova se ajo do ikte shpejtë. Padyshim asaj nuk i thashë asgjë të tillë deri kur doktoresha e saj ja komunikoi mosshpëtimin në një formë gjysmëtroç e gjysmë të moderuar.
Kur po ikja për tek doktori, ime më porositi: Thuaj doktorit nëse nuk bëhem të qenëdroj të paktën në karrocë, më mirë të më bëjë një gjëlpërë të vdes, se nuk dua të vuaj e paralizuar”.
Normale që porosinë nuk ja mbarova…
Kur im at torturohej në dhimbjet e dridhjet e pashoqe që jep sëmundja e Parkinsonit, shpesh më thoshte “më jep ilaç të vdes se nuk duroj dot më”.
I mora këto dy raste të mijat si referencë të pyetjes: A duhet lejuar eutanazia, në rastet kur mjekët nuk japin dot zgjidhje ? A e ka njeriu të drejtën e jetës së tij ? A duhet pranuar ai të jetë pronar i jetës së tij ?
Apo Zoti është pronari real i jetës, dhe njeriu është thjeshtë konsumatori i saj ?
Patjetër që nëse njeriu do jetë në këmbë, e kryen vetë aktin e vetëflijimit si përgjegjësi e jetës së tij por momenti që ai mbetet i paralizuar e ka të pamundur këtë akt.
Akti i vetëflijimit është padyshim jo vetëm më i forti që merr njeriu ndaj vetes por edhe tejet i diskutueshëm në raport me Zotin.
Kjo temë diskutimi natyrisht që gjen kundërshtimin e fortë të religjonit i cili e sheh jetën si kontratë përdorimi dhe jo pronësi por të tjerë mendojnë se e drejta e jetës është pronë e atij që ja jep Zoti e ky i fundit nuk bën klering e as huadhënie ku çka jepet sot, merret në një moment të dytë.
Shpesh e më shpesh dëgjohet ngushëllimi “shpëtoi nga vuajtjet e dhimbjet” kur familjari ka ikur me sfida të rënda shëndetësore anipse nuk merret shumë parasysh fakti që fëmija nuk është kurrë gati për ikjen e prindit ndërsa të tjerë thonë që kjo ishte sfidë e Zotit.
Një tjetër linjë përplasje është fakti se ne kur i drejtohemi spitalit për shërim, e bëjmë për shkak se besojmë tek shkenca. Pra besojmë tek aftësia profesionale e mjekut dhe reagimi i medikamenteve të duhura për shërim.
Nëse ndodh kjo, atëherë kur mjeku thotë se nuk ka më shpëtim, a duhet të ekziszojë e drejta sipërore mbi të tjerat, eutanazia ?
Nga ana tjetër padyshim që edhe kur janë në spital, njerëzit i luten Zotit.
Kjo tregon se edhe aty ekziszon miksimi mes shkencës dhe besimit në zot.
Përplasja e këtyre linjave mendimi më ka bërë shpesh këto muaj tja ribëj pyetjen vetes:
A duhet lejuar eutanazia ?
A duhet hapur diskutimi mes mjekëve, psikologëve dhe socialogëve e patjetër edhe teologëve ?
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?