SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Nga Elisabeta Musta/ Unë ndjeva mëshirë për lotët e Tahirit!

Ndjeva meshire sepse ata lote me kujtuan lotet e nenes nga Peqini kur i biri i saj vari veten ne qeline e burgut vetem se u kap me nje cigare hashash.
Ndjeva meshire sepse tek ata lote pashe edhe lotet e mijera shqiptareve qe qanin neper rruget e Europes duke kerkuar azil.
Po po… ndjeva meshire per lotet e Tahirit sepse ne ata lote pashe edhe lotet e asaj nene e cila po shkonte ne burg se bashku me femijet e saj per te takuar bashkeshortin e arrestuar vetem se po rindertonte catine e shtepise se tij, lotet e nenes se engjejve qe nuk munden ta ritakonin babane pas hekurave pasi humben jeten ne nje aksident fatal.
Ndjeva meshire sepse tek ata lote pashe lotet e familjareve te Qamil Zeles i cili u vetvra ne burgun e Rrogozhines pasi ishte denuar per 30 mije leke te vjetra energji te papaguar.


Pashe edhe lotet e grave dhe te femijeve te Lazaratit qe Tahiri i terrorizoi per dite me rradhe.
Sinqerisht ndjeva meshire per lotet, por kurrsesi nuk mund te ndjej meshire per individin Sajmir Tahiri, per njerin nga ideatoret dhe zbatuesit e kanabizimit te vendit, per ate qe kercenonte me arrestim e syrgjynosje cilindo shqiptar qe pati guximin ne keto vite te denonconte kete turp kombetar qe po na mban larg integrimit te deshiruar europian.
Kriminelet e kane vendin ne burg!

Rezultate imazhesh për tahiri droge

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?