Aktualitet

Bie nga skela teksa punonte në një pallat në ndërtim, ndërron jetë 38-vjeçari në Tiranë

Një 38 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale F.L, i cili ka qënë duke punuar në një pallat 9-katësh, ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën “Gryka e Kaçanikut” rreth orës 10:12.

“Më datë 22.12.2023, rreth orës 10:20, në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi F. L., rreth 38 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”,- njofton Policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania