SPRINT NEWS ALBANIA

Shkrime

Për veten dhe gjithë të linçuarit si unë !

SKERDIAN DHULI
Prej dy muajsh situata është bërë toksike.
Të kesh një mendim të lirë për situatën në PD është kthyer në gangrenë sepse pas tij do marrësh sulme, fyerje, akuza, linçime, denigrime deri në bullizëm.
Unë nuk mërzitem nga këto se po të ishte kështu, nuk do mbaja qendrime të tilla që dihet se masat e turmave nuk i duan.
Por unë mes asaj që demokratët duan të dëgjojnë dhe asaj që demokratët duhet të dëgjojnë, jetë e mot e me çdo kosto do them atë që duhet e jo atë që duan.
Sulmet e këtyre dy muajve më kanë bërë ti mendoj shpesh disa pyetje: Me kë kam bashkëpunuar gjatë këtyre viteve në opozitë ? Dhe këtu është fjala për opozitën e Tiranës sepse demokratët e terrenit në zonën time fatmirësisht e dinë çfarë kam bërë.
Si është e mundur që egzistenca e mendimit të sjellë si pasojë sulme, fyerje, denigrime e linçime që për be të Zotit nuk ja kam borxh askujt se unë deri sot nuk i detyrohem askujt veç prindërve të mi ?
Si është e mundur që në PD masakrohet me sulme kushdo që nuk ndjek linjën e Sali Berishës ?
Kjo është lemeritëse por edhe këmbanë alarmi.
Nëse sheh çfarë bëhet në profilet e fcb të deputetëve demokratë të cilët janë kundër foltores, vë duart në kokë është pak të thuash.
Unë vetë i përkas atyre njerëzve që mban qendrime. Nuk kam honeps kurrë, e sot jo e jo sepse ne jemi mes vullkanit dhe në situatë të tillë nuk heshtet, ata që bëjnë neutralin.
Më mirë pranoj atë që mendon kundër ( por ka mendim, jo huliganin ) sesa atë që si skuth rri as andej as këtej, duke pritur të shoh nga thyen peshorja.
Këta nuk i duhen as dreqit jo politikës.
E duke mbajtur qendrime, i kam parasysh edhe kostot dhe nuk shqetësohen për veten time, kjo edhe sepse me modestinë nuk kam ndonjë raport komod. Shqetësimi im është PD dhe demokratët. Po ata ku shkojnë ? Ku shkon PD pas përçarjes së 9 shtatorit kur DASH vendosi që Berisha të ishte non grata ? Në humnerë ?
Sulmet e pashoqe që vijnë sot të orkestruar nga disa njerëz afër Berishës dhe simulohen prej tij dhe më pas shtohen si ujë rrëkeshë nga klani i tij mediatik e politik ndaj çdo zëri ndryshe, janë përveçse një turp, por edhe një fyerje e madhe për të gjithë brezin e prindërve të mi që e kanë ndjekur Berishën për rreth 25 vjet pa asnjë interes edhe kur ai ju jepte për deputet apo drejtorë administrate ca hijena që vetëm përfituan dhe sot fshihen pas tij me shpresën se mos ndoshta lumi shkon dy herë në të njëjtin vend e duke mos e pranuar kurrë pavarësisht çmimit që i japin PD-së qarkullimin e elitave politike.
Unë do flas gjithmonë.
Për fat të mirë, prindërit e mi nuk kanë fcb që të lexojnë llumin që shkruhet ndaj meje, por më vjen tejet keq e ndihem edhe i fyer kur shoh sulmin që i bëhet çdo zëri demokrat që nuk ndjek pas Berishën, sidomos grave që kanë edhe fëmijë të rritur që lexojnë çfarë thuhet për nënat e tyre.
Miqtë e mi (edhe pse një pjesë janë bërë ish miq) duhet të kuptoni se Berisha nuk është PD dhe se zhurma e madhe në reagim, nuk të bën shumicë.
Kjo parti nuk do fitojë kurrë nëse nuk bën qarkullim elitash dhe nëse nuk krijon qasje të re me mendimin e vërtetë jo ecjen pas njëshit.
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?