SPRINT NEWS ALBANIA

Sport

Lojërat Olimpike 2024, Shqipëria do të përfaqësohet zyrtarisht nga dy mundës në Paris

Islam Dudaev i është bashkuar Zelimkhan Abakarov si përfaqësues i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Mundësi çeçen, i cili përfaqëson me sukses Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka triumfuar në kualifikuesen që i jepte mundësinë të shkonte në Olimpiadë.

Ai do të përfaqësojë Shqipërinë në peshën 65 kg në aktivitetin prestigjioz të kësaj vere.

Në ndeshjet e sotme, në fazën 1/16 Dudaev mundi 9-0 bjellorusin Niurgun Skriabin.

Në 1/8 përballë ishte bjellorusi Adlan Askarov, të cilin e mundi me rezultatin 8-6.

Në çerekfinale Dudaev mundi koreanoveriorin Kim, ndërsa në garën kualifikuese mundi ukrainasin Erik Arushanian 12-2.

Mundja kësisoj shkon me dy përfaqësues në Olimpiadë dhe me synime serioze për të tentuar atje një medalje, duke parë formën që po kalojnë Abakarov dhe Duadev, të cilët kanë shkëlqyer në evenimentet ndërkombëtare

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?