ShowStil/Jetë

Fifi: Dasma ime do dëgjohet nga Shkupi deri në Shkodër

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur me emrin e artit si Fifi, në një intervistë televizive, ka ndarë me ne të gjithë planet e saj për martesë.

Ndryshe nga shumë persona të tjerë të njohur që i janë bashkuar trendit, Fifi do një dasmë tradicionale me shumë të ftuar.

“Avash, avash. Unë dua një dasmë tradicionale, nuk dua të bëj një ceremoni me 50 veta. Unë po u martova do e marrë vesh nga Shkupi në Shkodër themi andej nga ne. Dasma ime do dëgjohet Shkup e Shkodër.

Nuk e kam folur akoma me Adisin sepse nuk kemi qenë në atë fazë që kam dashur për të folur për dasmë. Kemi plane shumë më të bukura përpara, dasma është një gjë qejfi, ne çunin e kemi bërë”, tha ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?