Nga Skerdjan Dhuli: Ja pse PS-LSI janë njëlloj.
Qysh ne krye te heres dua te them se LSI nuk eshte nje parti dosido, po unike ne llojin e saj ne gjithe planetin Toke. Se eshte e vetmja parti ne faqe te dheut qe ska as ideal, as ide, as dinjitet, as elektorat, as..as..as.. Por ka jetuar keto vite ne Shqiperi si nje metastaze e sistemit politik dhe qe nuk ben gje tjeter vecse e bren se brendshmi kete trup. Mirepo sic e kemi vene re, javet dhe muajt e fundit ka nje tentative te kesaj parte allasoj ne planet, qe te laje veten nga mekatet e 8 viteve qeverisje.
Dhe e ben kete si pa gje te keq me mendimin se Shqiptaret sic e hengren ne 2013, ashtu do e pertypin prap premtimin e rreme te saj per kontroll pushteti te partise se madhe, dhe nderkohe LSI te vazhdoje te pertyp milionat e Shqiptareve. Duke qene te paafte per te qeverisur, e per pasoje deshtak ne cdo institucion qe ju bie ne dore, ky sekt kancerogjen i sistemit ka vetem deshtime, madje nga me spektakolaret. Sepse ne akuzojme Edi Ramen qe nuk ka bere asnje meter rruge, por nderkohe nuk kujtojme qe Ministrine e Transporteve e ka kjo particka kancerogjene, qe fondet e Ministrise i ka kthyer ne miliona xhepi per drejtort dhe MInistrat e saj.
Ne akuzojme Edi Ramen se nuk ka bere asgje per bUjqesine, por padashur leme pas dore gjithe lubine e adiminstrates se drejtorive bujqesore kudo neper Shqiperi qe jane kthyer ne mejdan korrupsioni dhe klientelizmi nga militantet e LSI. Dhe keshtu cdo institucion qe drejtojne. Dhe kjo nuk ndodh rastesisht. Me kete mekanizem kjo parti ka arritur te jetoje keto vite ne trupin e kalbur te Shqiperise. Qeverisja e ketij mandati qe po leme, eshte me e keqja dhe me e deshtuara ne historine e Shqiperise…( ndoshta edhe me gjere, se zor te gjesh qeveri qe mbush vendin me droge, korrusion miliona Euro, kriminalizin te Kuvendit, politikes dhe institucioneve te tjerea ) Mirepo te gjitha keto te zeza, i kane bere bashke PS-LSI. Kur ne (PD) i akuzonim se e mbushen Kuvendin me kriminele, reagimi i tyre mbrojtes dhe justifikues ishte njelloj. Kur ne (PD) i akuzonim se po mbushej Shqiperia me droge, te dyja na tregonin se ne po i nxinim imazhin Shqiperise. Kur ne (PD) i akuzonim se po benin masaker mbi femijet Shqiptar me ligjin e arsimit te larte, te dyja palet jo vetem e votuan, po edhe e mbronin me menyrat me te egra te mundshme si reforme te madhe.
Kur ne (PD) i akuzonim se po jepnin Shqiperine me koncension, te dyja palet per interesa oligarkesh e pazarxhinjsh poshteti na hidheshin ne fyt duke na thene se ishin reforma te medha qe duheshin ndermarre. Kur ne (PD) i akuzonim se korrupsioni dhe antivlera jane ngritur ne sistem e po i pine gjakun Shqiptareve, te dyja palet na hidheshin ne fyt duke na treguar se kjo qeveri eshte me e mire se cdo qeveri tjeter. E keshtu me radhe per 3 vjet e gjysme. Tani qe vijne zgjedhejt, LSI kerkon te laje fuart nga llumi i zi qe i ka nxjerre pushtetit keto 4 vite. Po kjo sot eshte e pamundur. Kjo perpjegie groteske e tyre eshte shenja e fundit qe LSI ashtu si mema e saj, PS, kete here kalon ne opozite, si denim per njemijeenje te zezat qe i bene Sqhiperise keto 4 vjet.
Ajo qe LSI e tremb, eshte fakti se ndryshe nga PS qe ka elektorat, ka ideologji (pavaresisht nga mendimi im personal per kete ideologji), ka histori, ka baze…etj, LSI nuk jeton asnje dite te vetme ne opozite. Nuk jeton asnje dite pa drejtorite qe shpendajne leke, pa Ministrite qe bejne tendera e mbushin vende pune per militante. Prandaj ne duhet ti themi cdo Shqiptari se PS e LSI jane e njejta gje ne raport me pushtetin e ketyre 4 viteve. Se jane e njejta gje ne raport me premtimet e pambajtura, me shkaterrimin e institucioneve, me kriminalizimin e tyre, me antivlerat e kthyera ne sistem, etj.. Prandaj eshte koha per tja dale. Tani. Pikerisht tani, se neser eshte vone.