Nga Artan Fuga/ Mjerë ne qytetarët
Shpesh ndodh që nga Elbasani apo përreth lindin ta zemë viça me dy ose tre koka!
Thonë se shkaku vjen nga ndotja e ajrit! Ku e di unë?
Po të përdor këtë fjalë latine, edhe fushata elektorale ngjan pak si e “mutuar”.
Rivalizojnë tri parti politike, të cilat që të trija janë në pushtet.
Me një fjalë rivalizon pushteti me veten e vet. I ndarë më trish.
Si more nuk adaptuam diçka nga moderniteti dhe nuk e mutuam, allashqiptarçe.
Bankat i bëmë piramida financiare.
Emigracionin e bëmë eksod.
Mediat i bëmë borie propagande.
Nëpunësin e bëmë militant.
Ja edhe fushatën elektorale tani!
Ore problemi nuk është se kush do të fitojë.
Problemi është edhe më makabër : askush nuk do të jetë opozitë mo!
Mjerë ne qytetarët!
sprint.al