SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Alda Klosit për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg”

Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Alda Klosit për zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë më herët nga Gjykata e Tiranës.

Vendimi u dha këtë të hënë pas ankimit të ish-zyrtares e cila akuzohet për veprat penale të fshehjes së pasurisë, pastrimit të parave dhe deklaratë të rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore.

Arrestimi i Alda Klosit lartë erdhi pas hetimit të kallëzimit të saj të kryer në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë. Pas njoftimit të vjedhjes së banesës së Klosit në rrugën e “Kosovarëve” në Tiranë në dhjetorin e kaluar, policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina.

Klosi deklaroi në polici më vonë se në banesë kishte pasur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë krahas bizhuterive, në çastin e vjedhjes.

Ndërkohë, policia mbajti nën përgjim në komisariat Rozeta Dobin, e cila punote si pastruese dhe Havierin ndërsa këta diskutuan për një shumë tjetër parash të fshehur në tubin e ventilatorit të kuzhinës. Policia nuk kishte gjetur këtë shumë në kontrollin e parë, por kur rivizitoi banesën, gjeti 404 mijë euro dhe 8500 dollarë. Në total policia gjeti 462,950 euro; 15,500 dollarë amerikanë dhe 368 mijë lekë në shtëpinë e Klosit.

Së bashku me Klosin, për gjykim janë dërguar edhe Rozeta dhe Havier Dobit, për veprën penale “vjedhja” me pasoja të rënda, në bashkëpunim.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?