Rama: Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për patentën në Tiranë

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale njofton se kanë nisur punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi.

Në postim thuhet se njëkohësisht ka nisur dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë.

“Nisin punimet për Poligonin e parë publik të testimit praktik për leje drejtimi, njëkohësisht dhe Qendra e parë Edukative Digjitale e Simulimeve Virtuale për leje drejtimi në Fushë-Prezë, Tiranë🚘🚗🚖🛵🏍

🚦⚠️ Kjo vepër e re shumëdimensionale, me një sipërfaqe rreth 6,000 m2 do të shërbejë edhe për Programe Edukative të Sigurisë Rrugore, orë Këndi Trafiku dhe Aktivitete Mësimore shtesë🚸🫶”shkruan Rama në postimin e tij.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?