SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Rusia armatos Serbinë me 6 avionë luftarak. Video

Sipas medias serbe, 6 avionë luftarakë MiG 29 janë nisur sot nga Moska me një transportues për në Beograd. Të gjithë avionët luftarakë janë pjesë e asistencës teknike që Rusia i ka premtuar Beogradit.

Në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar, Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç the ministri rus i Punëve të Brendshme, Sergei Shoigu u morën vesh që Rusia të armatoste Serbinë me 6 avionë luftarakë MiG 29, 30 tanke T-72 dhe 30 mjete të blinduara.

Sipas “Sputnik” avionët e rinj do të fluturojnë mbi qiellin e Beogradit më 20 tetor, gjatë një parade kombëtare ushtarake në nder të përvjetorit të çlirimit të Beogradit nga pushtuesit e Luftës II Botërore. Rusia ka marrë përsipër të trajnojë edhe pilotët që do të përdorin gjashtë bombarduesit e rinj që do të fuqizojnë ushtrinë serbe, duke ndikuar edhe në balancat e fuqisë së ushtrive të shteteve ballkanike, mes të cilave më e shqetësuar është shfaqur Kroacia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?