Australia rifillon operacionet ushtarake mbi Siri

Bota

Australia ka deklaruar se do të rifillojë operacionet ajrore ushtarake mbi qiellin sirian.

Një pezullim i përkohshëm u shpall të martën pasi Rusia paralajmëroi se do të rrëzojë cdo avion të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja që fluturon mbi Siri.

Ky paralajmërim erdhi pasi ushtria amerikane rrëzoi një aeroplan ushtarak sirian.

Forcat australiane të Mbrojtjes njoftuan se ishte “një masë parandaluese ndërkohë që koalicionin që të vlerësojë rrezikun operacional”.

Pasi Amerika rrëzoi një avion luftarak sirian, aleati kryesor i diktatorit Bashar al Assad, Presidenti rus Vladimir Putin, vendosi të ndërpriste të gjithë bashkëpunimet ushtarake me SHBA-në.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se do të rrëzoje çdo objekt fluturues mbi Siri, në zonat e ku veprojnë forcat e saj ajrore./SYRI.net/