SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Agron Tufa: PELIGRINAZH TEK VARRET, MONUMENTI DHE SHTËPITË E POETËVE MARTIRË GENC LEKA DHE VILSON BLLOSHMI

Të dashur e të nderuar miq e kolegë të mediave,

Insituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) nis nesër, me datë 24 mars, në orën 8.00 një Peligrinazh për të bërë homazhe tek varret, monumenti dhe shtëpitë e poetëve martirë Genc Leka dhe Vilson Blloshmi (Librazhd-Bërzhezhdë), të pushkatuar nga diktatura komuniste me 1977.
Shoqatat, institutet dhe organizmat që punojnë me kujtesën kombëtare të së shkuarës, do të japin mesazhet e tyre nga vendet ku u lindën u rritën, vuajtën dhe u pushkatuan nga organet e partisë, sigurimit dhe veglave të tjera të diktaturës, këta dy poetë të talentuar.

Ky Peligrinazh synon të krijojë një traditë të përvitshme për të mos e harruar kurrë veprën e tyre, sikundërse dhe falangat e orkestruara që morën pjesë në një nga krimet më të përbindshme të Komunizmit shqiptar.
Pjesëmarrja juaj do t’ia shtonte peshën dhe solemnitetin nderimit tonë të përbashkët për dy poetët martirë.

Në emër të ISKK, me respekt
Drejtori Ekzekutiv
Agron Tufa

Fotografia e Agron Tufa                         Fotografia e Agron Tufa

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?