Nga Azgan Haklaj/ Izet Haxhia, ti nuk ke lavdi as sa Frati në Btoshë në Lekbibaj. Boll
Replikë me Symbyl Agen ( Izet Haxhia).
Ti nuk ke lavdi as sa Frati në Btoshë në Lekbibaj.
Boll ma.
Keni mëshirë për shpifësit e mashtruesit thoshte Seneka, sepse ata janë skllevërit e vertetë të shoqërisë dhe njerzimit.
E citova këtë sentencë të filozofit të madh të Romës sepse në qoftë se ka njeri për të cilin vlen më së shumti meshira e lutja ky është Izet Haxhia.
Peng i mëkatit, skllav i sherbimeve sekrete i Klosit e sojit të tij siç deshmoj edhe vet si bashkëpuntor i ish shikasit të Gazidedes, një kukuvajkë e zëdhenës i ish sigurimit të shtetit dhe pse jo i sherbimeve sekrete te huaja serbo-greko-turke.
Qellimi final i platformës së tyre është destabilizimi i Shqipërisë, përçarja e lufta civile mes bashëkombasve, e më në fund coptimi i trojeve etnike për të kthyer në plaçkë tregu për orekset e këtyre shteteve ish perandori të dikurshme, armike shekullore të Shqipërisë.
Shume miq me keshilluan të mos merrem me ty Izet, sepse me thanë ky interpret konspiracionesh, ky Rasputin i vogël ka përgenjeshtruar vehten duke i kerkuar falje Dritan Zaganit, të akuzuar në fakt për një periudhë që ti dole bllof, sepse per në atë kohë që ti zoteri ben fjalë i bie që ai të ketë qenë student (shih ditëlindjen). Por unë vendosa të pergjigjem tutorëve e mentorëve tuaj që të udhëheqin në sulmet e paprincipta ndaj çdo kujt që nuk është në vathen e tyre.
Keto ditë ju zgjodhët të sulmoni një çift ekselentë juristësh me shpifje e intriga për shkak të detyrës, znj Elisabeta Imeraj dhe z Agron Bajri , por dhe grupin e prokurorëve në bllok duke u bërë pjësë e ansamblit të korbave të zi Mero Baze,çorapes dhe Muç-t Nanos që dirigjojnë frontin antimalsorian edhe pse urrejtja krahinore eshtë krim.
Izeti i erdhi në ndihmë qeverisë narkotrafikante në krye të të cilës janë trinomi Rama,Tahiri, Xhafa e të tjerë.
Ai sulmoi një zyrtar që kishte zbuluar oktapodin e zullumit të Tahirit dhe po mundohej te këpuste keto tentakula kriminale, konkretisht Dritan Zaganin duke e lidhur me mua, por që shpejt përgënjeshtroj vehten duke i kerkuar falje.
Shpifësi i perdorur duhet të më kerkonte falje mua sepse Dritan Zagani këtij mashtruesi publik i duhej për të më goditur moralisht mua, i xhelozuar nga aktiviteti im në sherbim të demokracisë dhe kontributi ndaj Kombit Shqiptar.
Por si padashje ai zbulon skenarin e perplasjeve, si dhe tentativen për eleminimin fizik të Zaganit dhe faturën per ta lanë tek Haklajt, pse jo tek unë me argumentumin e fshehjes së gjurmëve, natyrisht per të fshehur skenaristët, regjizorët dhe aktorët e vertet të ekzekutimit, si gjithmonë.
Ka 20 vjet që organizatori, skenaristi regjizori i vrasjes së Tribunit të Demokracisë Azem Hajdari i denuar tashmë nga gjykata në tre nivelet, është strehuar me perkujdesjen e Fatos Klosit e miqve të tij serbo-grek në një katund tē Turqisë për ti shpetuar drejtësisë duke u kthyer në instrument pergojues deri në jargavitje për këdo qe e urdhërojnë ustallarët e tij.
Prej aty ky Symbyl Agë i oborrit të Klosit firmos, vulos e çertifikon pa u menduar dy herë enqiklikat e gatshme të cilat ia servir Padroni Klosi.
Bidiguardi Izet gjatë vitëve qe ka sherbyer ka intriguar me mjeshtri të lartë artistikë për Haklajt tek Berisha dhe Azemi dhe të njëjtën gjë per të dy tek Haklajt në vitet 97-2000 për interesat e tij utilitare që tashmë dihen kur dhe humbi pavarsinë dhe u ba instrument ne platformen antiPD ne Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë.
Ju sygjeroj Izet të lexoni librin e vellait tuaj, Ismetit që thotë për këto vite;
Më thirri ministri i brendshëm i asaj kohe dhe me tha do të emroj shef komisariati në Tropojë dhe detyra kryesore që ke është arrestimi i Kryetarit të PD-së Tropojës Azgan Haklaj.
Nē fakt arrestimi im ndodhi por më vonë.
Partia Demokratike me kandidoi për deputet.
Populli i Tropojës më votoj për faktin se shpirtërisht përfaqësoja familjen blu,Partinë Demokratike, më votoj për ADN familjare Haklaj që i ka dhanë katër deshmorë Atdheut në betejat për liri dhe pavarsi të Kombit Shqiptar,si dhe nē mbrojtje tē institucioneve të shtetit demokratik.
Partia Demokratike me kandidoi për kontributin tim në mbrojtje të vlerave të demokracisē, për asgjë të pamoralshme në sherbim të dikujt dhe në dem të dikujt tjeter, siç aludoni ju me gjuhen tuaj tē helmtë si të neperkës
Filozofi i madh Niçe ne meson se;
” Liria e juaj është deri në kufirin e fillimit të lirisë sē tjetrit”.
Shtetari i moçëm, arkitekti i Spartës aristokratike Likurgu thotë;
” Kur mbaron liria jote fillon liria e tjetrit”.
Gjatë jetës tuaj ju Izet i shkelët keto parime duke intriguar për të gjithë.
Ju intriguat për Azem Hajdarin derisa ia arritet qellimit, ekzekutimin e tij.
Sigurisht që thonë se ke marre pjesë dhe në ngjarje të tjera të dhimbshme,edhe tek Haklajt,e tani bën sikur të dhimbsen shumë.
Se sa të dhimbsen e tregon fakti i tentatives tuaj per kurbanizimin e Zaganit dhe faturen të ua kalosh me lehtësi Haklajve pas interpertimit mjeshtror tē konspiracionit të radhēs qē ta servirin mendjet diabolike qe të kanē skllavëruar.
Ti zgjodhe pikërisht ditët e inagurimit të shtatores së Azem Hajdarit në Tropojē për të ndërmarrë këtë fushatë shpifjesh.
Nē fakt zhveshe karakterin tënd tē vertet.
Veshja e mantelit të Pejgamerit për të hapē 7 vulat e librit “zbulesa ” tē Shēn Gjonit për tu treguar shqiptarëve të vertetat e mëdha, të cilët ti i din ështē përpjekja jotē deshperuese dhe deshtimi juaj i turpshēm i radhës dhe perfundimtar.
Por Haxhia nuk ngopet me vrasjen e Azem Hajdarit, me pergjakjen e Tropojës dhe vrasjen e qindra djemve të saj.
Ai është peng i betimit solemn para Fatos Klosit se do ta zhduke PD-në e Tropojës.
A i mbani mend dekleratat Izet që ju benit, gjatë referendumit të Kushtetutës në vitin 1998.
Sigurisht kori qe drejtonit në të cilinin bënte pjesë edhe autori i atentatit ndaj meje qe do merrte pjese dhe në atentatet ndaj Azemit Hidajet Gjeçi ;
“Se te jemi gjalle ne nuk ka PD në Tropojë”
Dhe unë ju pergjigjesha vendosmerisht:
Sa tē jem gjallë unë ka PD në Tropojë.
Po i pate harruar rilexoj gazetat e asaj kohe.
Natyrisht Tropoja votonte në Referendum sistematikisht kunder padronēve tuaj dhe PD e udhëhequr nga unë ka fituar edhe me rezultate spektakolore duke i marre të gjitha njësitë administrative të Tropojës 8 me 0.
Para 500 vjetësh Sulltan Mehmeti ekzekutoj të gjithë vëllezërit e tij për të hypur në fronin e Stambollit.
Izeti është i gatshēm tē firmosē ekzekutimin e tē gjithē personazheve të demokracisë e të patriotizmit shqiptar, Azem Hajdarin ta rivrasë, të vrasë Berishën, tē nxjerrë nga varri e te vrasë Rugoven, Ismail Qemalin e Isa Buletinin ,ta zhdukē Gjergj Kastriotin nga sheshi, të ekzekutojë udhëheqēsin e opozitës Lulzim Bashën për tē mbajtë nē Fron Trinjakët, bijtë e Eskobarit ,Tahirin, Xhafën, Edi Ramëm.
Izet Haxhia, ju keni lindur në Gash tē Malësisë të Gjakovës por në damarët e tu nuk rrjedh asnjë pikë gjaku i këtij fisi të lavdishëm i cili u shnderrua në shekuj në parzmore të Atdheut, në simbol shekullor të betjave historike pë liri e pavarsi.
Linde në Tropojë dhe u bane dirigjent i përgjakjes së saj.
Ishe badiguard i Berishes dhe thure intriga, artikulove akuza e shpifje, sa do ta kishte zili vetë Nastradin Hoxha.
Mburreshe si mik e bashkëpuntor i Azemit,si protagonist i Dhjetorit 90 dhe udhëhoqe ekzekutimin pa mëshirë të heroit të demokracisë ashtu si Bruti para 2000 vjetësh Jul Qezarin.
Haxhia ky senator i krimit është i terbuar ditët e fundit ngaqë me dt 27 tetor u inagurua Shtatorja e Azem Hajdarit.
Ai nuk guxon ta shohë as me tylbi vendlindjen e tij dhe monumentin e studentit liberator, tribunit të demokracisë Azem Hajdari
Ështē tërbuar,nga frika e burgosjes së Sajmir Tahirit dhe si dem i harbuar sulmon këdo e shpif gjithçka për gjithkënd që e urdhërojnë, në menyrë të padrejtë e cinike.
Si sharlatan që është sulmon prokuroren Imeraj, bashkëshortin e saj Agron Bajrin, pinjoll i familjes Atdhetare e nacionsliste të legjendarëve Kadri dhe Deli Bajri, grupin e prokurorëve të Çeshtjes Tahiri, familjen Lushaj,pishtarët e demokracisë Saliun dhe Ukën e shumē djem të Partisë Demokratike Deputetin Hysen Osmanaj ,madje përsëri Azemin e u hakërrehet tē gjithë Tropojanëve.
Haxhiaj është terbuar sepse e din mirë se Gashi, Tropoja e kanë liçitë( shlyer nga defteri) sipas gjuhës së tij turke.
Për Tropojën Izeti nuk ekziston.
Ai e shiti Tropojën për 30 astra si Juda Jezu Krishtin.
Tropoja e Shqipërisë e Flamurit Kuqezi nuk i bjen kurrë në gjunjë trikolorit serb,kryqit grek, gjysëmhanës turke, koktejet më tē hidhur me të cilët ngre dolli Izeti.
Si perfundim per ty Izet kam zgjedhur një histori të vertet të ndodhur në bjeshkët e Btoshës (të Gashit) në Lekëbibaj (Tropojē ) para shumē kohësh.
Njē çoban i thotë Fratit (qenit të tij) kujdes tufën e deleve.
Iken çobani për punēt e tij dhe len Fratin e lidhur,por vjen ujku dhe mbyt gjithë tufën.
Frati keput vargonjtë e hekurt dhe mbyt ujkun dhe e mbulon me delet e mbytura.
Kur vjen çobani e sheh çfarë ka ndodhur,çmendet nga zemrimi dhe vret Fratin.
Pasi pastron vendin nga delet e ngordhura dhe e gjen ujkun, çobani nga deshpërimi tenton te vrasë dhe vehten.
Nderhyjnë familjarët e tjerē dhe nuk e lejojnë.
Çobani i merzitur therret të gjithë fshatin dhe e varros Fratin në bjeshkët e Btoshës me gjamen e burrave të Lekëbibajve.
Edhe sot e kesaj dite i thonë tek Varri i Fratit.
Ti me shpifjet e tua kerkon përfitime e lavdi Izet por të siguroj se ke humb gjithçka.
Nuk do kesh lavdi as sa Frati.
Boll ma.