Aktualitet

E neveritshme/ Bregu e gëzuar si Rama duke e quajtur dështimin si “Superlajm”

Këshilli Europian vendosi që të shtynte të paktën dhe me një vit çeljen e negociatave për Shqipërinë, ka reaguar Majlinda Bregu.

Ajo shkruan se ky është një superlajm që vjen për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

“Shqipëria dhe Maqedonia kanë një datë zyrtare për çeljen e negociatave!

Është superlajm që në një Europë mes një deti problemesh dhe Ballkani Perëndimor me demokraci në krizë, nuk braktiset e degdiset në harresë bashkimi i rajonit tonë me Europën, por konfirmohet rruga e anëtarësimit!

Por deri në 2019 kemi jo pak për të bërë për t’ i treguar shqiptarëve dhe Europës se jemi seriozë dhe e kemi seriozisht!”, shprehet Bregu në Facebook.

Në një reagim të mëparshëm dje Bregu akuzoi opozitën se janë disa llapaqenë që po përpiqen që të dëmtojnë imazhin e vendit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?