Nga Alen Xhelili/ “Kurthi” i negociatave me BE-ne.
U bene 24 ore qe diskutojme nese Shqiperise i’u hapen apo jo negociatat me BE-ne. Kush ne keto 24 ore mendon se vendi yne “ja doli te marre daten per hyrjen ne portin e Europes se Bashkuar pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE”, thote Po. Ka nga ata qe mendojne se per kete deshtim duhet te mbaje pergjegjesi Kryeministri Rama dhe Qeveria e tij. Por ka edhe nga ata qytetare qe mendojne se kjo puna e integrimit ne BE nuk eshte pune bastesh personale, as ceshtje dhuratash por ceshtje standardesh. Do thoni ju a nuk eshte BE nje union qe kur do e toleron mos plotesimin e standardeve? Sigurisht qe po, por nese e duam kete vend duhet ta shohim te verteten ne sy.
Kthehuni dhe lexoni arsyet dhe treguesit perse 3 vende jane kunder hapjes se negociatave te Shqiperise me BE-ne k’te vit. “Shqiperia vendi i pare i kultivimit dhe tregetimit te kanabisit ne Europe, Shqiperia vend tranzit i drogave te forta, rekord azilkerkuesish nga Shqiperia ne BE…njesoj me vendet ne lufte, krimi i organizuar i lidhur me politiken, “lavatrice” parash per krimin e organizuar , vend qe nuk zhvillon zgjedhje te lira e te ndershme … etj etj etj”. Pra, problemi nuk eshte nese u hapen apo jo negociatat sepse edhe po te hapen, deri ne anetaresimin e plote te vendit ne BE dhe plotesimit te kapitujve te integrimit duhen mesatarisht edhe 2 dekada( e thene ndryshe, nese duhen edhe 20 vjet per tu anetaresuar nuk ka ndonje problem te madh nese u hapen kete vit apo vitin tjeter). Edi Rama e di situaten ne te cilen ndodhet vendi sepse eshte ai pergjegjesi qe ne te shumten e rasteve i ka perkeqesuar treguesit qe permenda me lart. Ai e di qe nese do te ishte Kryeminister ne secilin nga vendet e Europes qe aspirojme dhe nese do te kishte qofte edhe nje nga “treguesit” e mesiperm qytetaret do ta kishin shkarkuar jo brenda 72 por brenda 24 oresh.
Ndaj duhet kuptuar nje here e mire qe integrimi nuk duhet pare si lemoshe e vendeve te BE-se por si standarde qe Shqiperia duhet te permbushe. Dhe qe te permbushen standardet ne krye te puneve te vendit duhet nje Qeveri qe e lufton drogen, krimin e organizuar, qe aleancen e ka me qytetarin dhe jo me oligarket, qe nuk e merr pronen publike dhe ja dhuron klienteles, qe nuk eshte arrogante dhe moskokecarese, qe investon seriozisht ne arsim dhe ne shendetesi, kulture dhe sport. Etj etj etj . Kjo eshte BE-ja e vertete dhe vendet qe e perbejne ate kane luftuar dhe kane derdhur gjak per standardet e jeteses qe kane sot. Ndaj s’duhet te biem ne kurthin e negociatave nese duam vertete qe e nesermja te jete ndryshe.