Aktualitet

Tashmë duhet pranuar. LSI-ja është e vetmja parti me forum rinor aktiv/Foto

Kryetari i LSI Ilir Meta,  mori pjesë në një aktivitet me të rinjtë e Tiranës në njësinë administrative Pezë, që u zhvillua nën moton “Dita e Miqësisë”, theksoi se LSI-ja është forca e rinisë dhe LRI-ja është shpirti i LSI-së. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se LSI është një parti e cila ofron një shans për të gjithë dhe në radhë të parë për të rinjtë dhe të rejat. “LSI gjithnjë ka mbrojtur të drejtat e maturantë, të drejtat e studentëve, të drejtat e të rinjve. Ne jemi një shans për të gjithë dhe në radhë të parë për të rinjtë dhe për të rejat. Ne jemi një shans për të gjithë në drejtim të arsimimit, në drejtim të punësimit, por mbi të gjitha në drejtim të përfaqësimit”

Ndërsa më tej theksoi se “Organizoni sa më shumë festa të tilla. Ne jemi krenarë që në zgjedhjet e fundit lokale në Tiranë, ne kishim kaq shumë kandidatë të rinj. Tani kemi zgjedhjet e 18 qershorit, duam një mbështetje nga gjimnazistët dhe të rinjtë e Tiranës, jo vetëm për LSI që ka mbrojtur të drejtat e maturantëve, studentëve, por duam sa më shumë mbështetje që sa më shumë të rinj dhe të reja të jenë në parlament. U lodhën shqiptarët duke dëgjuar se edhe ky deputet doli me rekorde kriminale se edhe ky deputet qenka marrë me trañk prostitucioni në Itali, apo Zvicër”,- u shpreh, Meta.

Në rastin konkret këta deputetë kriminelë janë nga radhët e PS. Të jete kjo goditje brryli për, Ramën? Sido te jetë PS-ja duhet realisht të jetë e kujdesshme pasi këta deputetë të kriminalizuar po piketojnë të fusin pjestarë të familjes së tyre në listat për deputetë. Pra ikin vetë se nuk i lejon ligji, por prapë familjet e tyre synojnë ti kenë në parlament.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?