Stil/Jetë

Gazetari me origjinë shqiptare fton Rita Orën të ‘martohet’ me të. Video

Në një video të postuar në YouTube gazetari i thotë Rita Orës që edhe ai është shqiptar. Këngëtarja është mosbesuese duke e nxitur atë që t’i tregojë shqiponjën dykrenare të bërë tatuazh në kraharor.

Rita sërish nuk beson dhe i thotë se mund të jetë një tatuazh i përkohshëm që e ka bërë para se ta intervistonte, por gazetari i shpjegon se familja e tij është me origjinë nga Korça.

“Prandaj besoj që ne të dy duhet të martohemi që të lumturojmë dy familjet tona shqiptare”, i thotë ai me shaka.

“Po! Besoj se kur martohesh me bashkëkombasit është 10 herë më mirë se me një të huaj”, ja kthen Rita.

Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora ndihet krenare me prejardhjen e saj.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?