Aktualitet

Rama akuzon klubet e futbollit: Deklarojnë paga të rreme si fasonë, mos presin asnjë ndihmë

Kryeministri Edi Rama sot ka bërë një akuzë të rëndë për klubet e futbollit duke thënë se nuk do marrin asnjë ndihmë nga qeveria pasi sipas tij ato deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone.

Por kjo deklaratë e Ramës për Euronews Albania vjen në një kohë kur vëllai i tij, Olsi Rama është drejtor i klubit Partizani e ndërsa një prej kryebashkiakëve të tij Safet Gjici, President i Kukësit.

“Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet.

Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone. Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe t’i adaptohen kësaj lufte.

Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti”, tha Rama i prerë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?