AktualitetPolitike

Anulohet sërish mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk nisi as këtë të martë, pasi deputetët e opozitës bllokuan sallën dhe nuk lejuan kolegët e mazhorancës të hyjnë brenda. Gjiknuri u shpreh per mediat se na vjen keq per kete qe ndodhi…

Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij për mediat pas dështimit të komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai u shpreh se një reformë pa konsensus nuk i intereson askujt veç kryeministrit Edi Rama.

Bylykbashi shtoi se është Rama ai që kërkon tension politik., pasi në këtë mënyrë kërkon të mbulojë skandale si ai i inceneratorëve dhe Porti i Durrësit.

“Të miratohen rregulla që kush ndikon mbi lirinë e votës, të përballet me drejtësinë. SPAK e prokurori të mos i shmangen detyrës. Rama nuk i do sepse do një reformë zgjedhore që ta mbyllë me atë që ka bërë pazare, me Bashën.

Komisioni në të shkuarën ka qenë kanal që ka shfryrë krizën politike. Rama kërkon krizë shtesë sepse ka hall për skandalet që po i plasin, nuk do që vëmendja të jetë në skandale si Porti i Durrësit dhe Inceneratori. Me kërkesë të atyre që i ka emëruar në krye të opozitës, nuk mundësohet mbajtja e mbledhjes sot.

Reformë pa konsesus nuk i duhet askujt veç Ramës. Kërkojmë me insistim që komisioni të funksionojë normalisht”, tha ai.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?