AktualitetPolitike

Nikolla takon Ambasadoren në detyrë të OSBE

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, u takua sot paradite me Ambasadoren në detyrë të OSBE, znj.Clarisse Pasztory.

Kryetarja Nikolla vlerësoi bashkëpunimin e misionit të OSBE-së me Kuvendin e Shqipërisë, për mbështetjen dhe avancimin e reformave, përmirësimin e dialogut politik dhe modernizimin e shërbimeve parlamentare.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Pasztory diskutuan mbi disa aspekte politike dhe teknike të avancimit të reformës zgjedhore.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se u ka bërë thirrje grupeve parlamentare si edhe Komisionit për Reformën që në zbatim të rekomandimeve të Raportit të OSBE/ODIHR, të përshpejtojnë punën për paraqitjen e propozimeve në Kuvend.

 

Megjithë përpjekjet e një pjese të opozitës për të penguar funksionimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke e trajtuar atë si një çështje përfaqësimi dhe jo përmbajtjeje, Komisioni u mblodh, përcaktoi kalendarin dhe po vijon punën për paraqitjen e propozimeve në Kuvend brenda muajit mars.

 

Znj. Nikolla vuri gjithashtu në dukje qëllimin e Kuvendit për të miratuar reformën zgjedhore me sa më shumë konsensus që të jetë e mundur, por kjo kërkon mirëkuptimin e të gjitha palëve, sidomos të opozitës.

Ambasadorja Pasztory nënvizoi gatishmërinë e Misionit të OSBE-së për të bashkëpunuar me Kuvendin për implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR si edhe aspektet e tjera të reformës zgjedhore dhe theksoi se qëndrimet konstruktive, respektimi e zbatimi i procedurave janë kusht për hartimin dhe miratimin e reformës.

Kryetarja Nikolla dhe Ambasadorja Pasztory disktuan edhe mbi disa aspekte të bashkëpunimit mes Kuvendit dhe Misionit të OSBE-së për modernizmin e shërbimeve parlamentare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania