Dy të rinj arrestohen në Francë/ Do kryenin sulm terrorist ditën e zgjedhjeve

Bota

Dy të rinj janë arrestuar nga policia franceze pasi dyshohej se po përgatisnin një sulm terrorist në ditën e zgjedhjeve presidenciale.

Të rinjtë, 23 dhe 29 vjeç, janë emra të njohur për shërbimin sekret francez për radikalizmin e tyre. Ata u kapën në një ndërtesë në Marsejë, ku iu gjetën edhe eksplozive të tipit “Tatp”.

“France Info” i identifikon 2 terroristët e dyshuar si Mahiédine M., i datëlindjes 1987 dhe Clément B., i datëlindjes 1993, me shtetësi franceze dhe të njohur për shërbimet e sigurisë sepse ishin radikalizuar ndërkohë që ishin të burgosur në burgun e Sequedin.

Sipas “Le Parisien”, hetuesit kanë zbuluar një video ku dy të dyshuarit betoheshin për ISIS. Në video paraqitej përveç të tjerave edhe faqja e parë e një gazete me foton e kandidatit Francois Fillon. Dy të rinjtë nuk ishin nga Marseja por kishin marrë një shtëpi me qira në qytetin e madh francez me pamje nga Mesdheu.

Ministri i Brendshëm francez Matthias Fekl deklaroi se për zgjedhjet presidenciale dhe mbatjen e votimeve, siguria do të jetë e përforcuar në të gjithë vendin.

 “Është bërë çdo gjë e mundur për të garantuar sigurinë në zgjedhje”, ka deklaruar ai, duke nënvizuar që 50 mijë policë dhe xhandarë janë mobilizuar për të parandaluar sulme terroriste ditën e zgjedhjeve

0 0 votes
Article Rating
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments