AktualitetPolitike

Berisha: Nuk jam thirrur në SPAK, por jam i gatshëm të pyetem për çdo vendim që kam marrë në 32 vjet në politikë.

Ish kryeministri Berisha tha sot se nuk është thirrur në SPAK javën e fundit, duke shtuar se është i gatshëm të pyetet për çdo vendim që ka marrë në 32 vjet në politikë.

 


Në një deklaratë për mediat ku akuzoi SPAK-un se se mundësoi arratisjen e Arben Ahmetajt, Berisha tha se “Nuk jam thirrur asnjëherë. Jam i gatshëm të përgjigjem për çdo vendim nga 1990 gjer sot që jam në politikë. sa herë që jam thirrur nuk ka qenë SKAP por kanë qenë prokurori të tjera. Nuk u mohoj të drejtën e hetimit, por bëjnë politikë dhe ushqejnë gazetarët. Aty ka kriminelë me damkë publike”.

Sipas tij “PD do të fillojë betejën kundër kësaj organizate kriminale. Vetëm ndëshkimi i balozëve të saj do të jetë kushti për paqen dhe stabilitetin në Shqipëri”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?