AktualitetShkrime

Nga Armand Maho/ Kur Rama vishte me “yamamoto” dhe Fishtën!

E dini qe kur ka qene minister kulture Edi Rama ka pasur nje tentative nga miku i tij Fatmir Toci per “ te perkthyer ne shqip” Lahuten e Malcise se Gjergj Fishtes, poetit dhe patriotit me te madh shqiptar. Pra gjuhen e perdorur aty ta kthente ne gjuhe letrate! O zot o perendi cbehet ne kete vend! Lexova nje leter te nje tjeter shqiptari te madh At Zef Pllumit, qe u dergonte autoriteteve ne vitin 2000 me ane te se ciles rrefente i revoltuar per qellimet e shtepise botuese te mikut te Rames per te prekur kryevepren e Fishtes (Natyrisht me bekimin e ish ministrit te kultures i cili aso kohe shfaqte hapur percmimin e cdo gjeje te bukur qe origjinen e kishte nga gegenishtja) Letra eshte botuar ne librin me autor at Zef Pllumit “Saga e Femijnise, dhjete vjet liri”.

Më interesantja eshte se sipas At Zefit kjo veper eshte ndaluar te perkthehet ne çdo lloj gjuhe te huaj, pikerisht se ajo bukurine ke tek origjinaliteti dhe shqipja e paster ne gegnisht qe ka perdorur Fishta ne te. Gjuhe kjo qe nuk i paska pelqyer korifejve tane njeri kryeminister e tjetri deputet i rilindjes por qe si rastesisht miq te vjeter dhe te dy deputete te Vlores.

Në rast se do te ndodhte perkthimj shqip-shqip i vepres do ishte nje percudnim per se dyti i At. Fishtes, pas asaj qe i beri rregjimi i Enver Hoxhes, i cili i prishi varr e i zhduku eshtra! E megjithate injoranca e regjimit beri sherbimin tjeter te madh se duke e ndaluar, Lahuten e Malcis por dhe te gjithe vepren e Fishtes te pakten e la te paprekur ne origjinalitetin e saj. Por ja nuk paska menduar leshtu kryeministri jone, te cilit me sa duket i paska vrare veshin gegnishtja e “alpinit” franceskan dhe per ta modernizuar ka menduar ti veshe yamamotot e Fatmir Tocit! Po ku marrim vesh ne nga moda fundja!

PS: çfare kane keto vargje per te mos u kuptuar qe lideri global paska dashur nje perkthim shqip shqip!

Fotografia e Armand Maho

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?