Rama mbledh deputetët e Ligjeve. Kërkohet shkarkimi i Zgurit dhe Llallës

Aktualitet

Kryeministri Rama po zhvillon një takim pune që ka nisur në orën 8:30 me deputetët socialistë të Komisionit të Ligjeve.

Nuk dihet  qëllimi i takimit, por nismat e fundit që PS ka ndërmarrë në politikë janë shkarkimi i Klement Zgurit, Kryetarit të KQZ dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm, pasi Adriatik Llallës po i përfundon mandati.

Kuvendi nuk do të mblidhet këtë të enjte, më 23 nëntor, por pas një jave, më 30 nëntor, kohë e mjaftueshme për PD për të përgatitur zëvendësimin e krerëve të dy institucioneve shumë të rëndësishme.