SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrimeTe tjera

Modeli i një deputeti dinjitoz.

Roland Bejko

Më ka bërë përshtypje deputeti Lefter Gështenja.
Prej disa kohësh më ka rënë në sy që ka qenë nën sulmet e përditshme të një portali që e përdor oborri për të baltosur këdo që nuk është me ta. Pyeta veten, pse sulmohet pikërisht Lefteri?
Kam folë dhe me miq e të njohur të qarkut Elbasan. Dhe ata më kanë konfirmuar se atë që duket me sy të lirë.
Lefrer Gështenja sulmohet sepse është modeli i të zgjedhurit nga qytetarët. I pa lodhur, i qartë në atë që bën. Çdo ditë të javës që nuk është në parlament, është tek votuesit. Çdo fundjavë është në zonën e tij, tek fermerët që nuk shesin dot prodhimet e tyre, tek tregëtarët, tek të papunët, te fshatrat e thella të Librazhdit e Prenjasit që po boshatisen nga kurbeti. Sapo ka denoncuar mungesën e investimeve në infrastrukturën rurale, Lefterin e gjen në universitete ku dialogon projektligje, aktiv në lagjen e tij në Tiranë, pjesëmarrës në debatet e komisioneve dhe në seancat plenare.
Lefter Gështenja është njeri që gëzon respektin e gjerë të banorëve të zonës dhe më tej. Inxhinier i zoti, sipërmarrës i suksesshëm, prind shembullor dhe mbi të gjitha njeri… shtoni kësaj fjale dhe “babaxhan” po deshët.
Por, Lefterin e urrejnë gagarelët e mediave të foltores. E urrejnë sepse Lefteri me punën dhe protagonizmin e tij politik po fiton përditë e më shumë mbështetje, kredibilitet, simpati, njerëz. Dhe politikanët që kanë mbështetje popullore në bazë, janë të fortë. Dhe kur janë të fortë nuk kanë nevojë t’i ulen në gjunjë dhe t’i lëpihen a t’i puthin këmbët e duart Atij.
Lefteri nuk e bën këtë, se nuk ka nevojë.
Ai është mësuar të jetë kampion me mundin, sakrificat dhe djersën e ballit.
Tre janë arsyet pse gagarelët e mediave të foltores e sulmojnë Lefterin:
E para, që është përditë pranë banorëve të zonës që e kanë votuar duke i ndihmuar me sa të mundet. ( Foltoria këtë tip deputeti nuk e do, sepse mbështetje në bazë duhet të ketë vetëm Ay☝️)
E dyta, që me disa deputetë, Lefteri po përpiqet me sa të mundet të unifikojë grupin parlamentar dhe të bashkojë demokratët në bazë. (Foltoria këtë nuk e do, se nuk e duron dot zërin ndryshe.)
E treta, që Lefteri nuk e ndjek qorazi liderin e madh në marrëzinë e tij.( Nëse nuk reciton përrallat e Liderit të Madh, nuk je i tyre)
Në fakt me Lefterin personalisht, nuk ma merr mendia të kenë gjë. Ata i shqetëson modeli që po ofron Lefteri. Ata kanë frikë se mos modelon e Lefterit e ndjekin dhe deputetë të tjerë.
Se pastaj, nëse deputetët do jenë të lidhur të gjithë fort me bazën e partisë dhe do gëzojnë mbështetje të gjerë qytetare, atëherë për çfarë nevoje do kenë ata për Atë?!
Por nëse ndodh që Lefteri i përulet Liderit, shkon i betohet atij për besnikëri, fillon të dalë më pak në bazë, flet në parlament me gjuhën e Atij, nuk del më në televizor me inisiativea personale, heq dorë nga postimet në facebook të aktivitetit të tij, por u bën shpërndarje deklaratave aluçinante të Liderit, e imiton atë si majmuni në gjestikulacione, u jep ndonjë gjobë porta(h)aleve të oborrit, keni për ta parë që mediat e kazanit pranë foltores që sot e sulmojnë do ta ngrenë në qiell siç bëjnë përditë me disa ” të penduar”.
Bravo Lefter, kështu vazhdo, të gjithë do vdesim një ditë. Por, merita jote është se ti zotëri ke zgjedhur të vdesësh me dinjitet dhe jo duke u zvaritur si kërmilli në këmbët, duart, gjuhën e trupin e “udhëheqësit të madh”!
Ashtu qëndo, shqiponjë e maleve të Librazhdit. Liria nuk ka çmim!👌👏👏✌✌✌✌✌
Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?