AktualitetPolitike

I hoqi kandidatët e tepërt, reagon PD: Vendimi i KQZ i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës

17 Mars, 2021 | 23:20 

Partia Demokratike reagon pas vendimit të KQZ për t’i hequr disa kandidatë nga listat e 25 prillit kësaj force politike, pasi kishte çuar më shumë nga sa e lejon ligji, përkatësisht 222 nga 153 që lejohet.

Në deklaratë PD thekson se vendimi i KQZ është i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Vendimi i sotëm i KQZ për mosregjistrimin e plotë të listave të koalicionit është një vendim i padrejtë dhe i paligjshëm, i diktuar nga interesat politike të maxhorancës.

Pasi ndryshoi rregullat e lojës në mënyrë të njëanshme, maxhoranca synon të imponojë rregulla të tjera, të cilat pamundësojnë përfaqësimin e plotë dhe të drejtë të të gjitha partive përbërëse të koalicionit tonë. Këto rregulla të njëanshme synojnë që të lënë të lënë të papërfaqësuara parti të cilat përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore dhe komunitete të caktuara, veçanërisht minoritetet.

Asnjë vendimarrje e tillë nuk ka për të penguar koalicionin tonë që të garojë me potencialin e tij të plotë, njerëzor dhe programor. Kjo vendimarrje, si të gjitha vendimarrjet e padrejta, do të ankimohet menjëherë nga ana jonë në të gjitha shkallët ankimore.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?