Cdokush pa perjashtim, ne nje menyre a nje tjeter, e ka nje shef mbi krye. I imi vendosi qe te une te jem fantazma e dusheve.
Zakonisht qendroj ne hapesiren e banjos ku njerezit shkumosen e lahen, shkoj deri te ana e brendshme e deres se banjos dhe deri aty shtrihet bota ime. Me pelqen te shoh dhe rregjistroj castin fillestar kur njerezit hapin rubinetin apo mekanizmin perkates: nese e nisin nga uji i ftohte per ta cuar mandej ngadale ne ujin e vaket apo te ngrohte. Ka nga ata trima qe e nisin nga uji i nxehte, per ta rregulluar pastaj ne nje nxehtesi me te moderuar. Me te shumtet, bazuar edhe ne parimin e logjikes elementare, ngrejne mekanizmin mesor te dushit duke e levizur pakez majtas, pakez djathtas, e keshtu sipas nje dashire vazhdimisht te ndryshueshme.
Kur njerezit jane duke u lare per shtate pale qejfe, ka raste qe uji, krejt papritur, nga i ngrohte behet pak me i ngrohte, ose ftohtet. Ndodh edhe e kunderta, qe nga i ngrohte uji te behet i nxehte. Jam une shkaktari i ketyre ndryshimeve te befta.
Njerezit genjejne, masturbojne, hane sufllaqe, qeshin, vrasin, shkruajne poezi…une ndryshoj ndonjehere temperature e ujit te dushit. Kaq.
Mund te mesosh shume nga nje njeri duke u lare me te. Per shembull, me eshte bere gjithashtu zakon te shoh menyren se si e krijojne kontaktin e pare me ujin e dushit. Ne lagin kryet ne fillim, kembet apo gjoksin. Cilat pjese te trupit kane me shume perzemer dhe i kushtojne me shume perkujdesje? Sa here e kalojne sapunin sqetullave, ne meskembe, ne anus, ne qafe, ne kembe? Cfare kengesh kendojne?
Disa e shohin banjen si nje proces mekanik qe nuk zgjat me shume se kater minuta. Disa te tjere e shijojne cdo pike te ujit dhe e marrin ngeshem dhe me kenaqesi. S’eshte e veshtire te kuptosh sjelljen seksuale te ketyre te fundit.
Nga menyre se si lahen dallon nese dikush vuan nga diabeti, nga artriti, nga depresioni apo nga veshkat. Te gjithe vuajne nga jeta ama.
Te dikush kupton perse e la e dashura dhe prej sa kohesh nuk jane me bashke. Te dikush ndjen fatkeqesine e te qenit akoma bashke. Gjate banjes merr vesh noten e provimit te fundit, pagen mujore, shumen e kredise se pashlyer, pritshmerite, tundimet, te fshehat.
Jane halle njerezish, qe here i zgjidhin vete, here eshte nje i aferm i tyre qe i nxjerr nga situata, ose ndodh qe t’i jape tjeter drejtim dhe trajte shqetesimit te tyre. Keto “gjera njerezish” presin gjithashtu edhe nje nderhyrje hyjnore. Pra, te gjithe jane ne nje marredhenie me te gjithe.
Cdokush i qan hallin te afermit ose Zotit. Zoti nga ana tjeter ka adhuruesit e vet dhe i ndihmon here pas here. Djalli ka engjejt dhe ithtaret e tij dhe une mbetem qenia me e vetmuar ne gjithe universin e pafund. I harruar nga Zoti, i percmuar nga te mite dhe i shperfillur ne menyre te pavullnetshme nga njerezit.
Porse nuk e mohoj, ne tere kete mjerim te shumfishte dhe te keqkuptuar ekzistencash fizike dhe jofizike, kam patur edhe une castet e mia, kur dikush, duke hequr me piskatore qimet e vetulles para pasqyres, apo duke hedhur locionin e pasrrojes, befas ka ndjere nje prani.
E ka ndjere por ne menyre te pergjithshme dhe efemere, e qe nuk ka zgjatur me shume se disa sekonda. Pastaj iluzioni eshte shkermoqur sa cel e mbyll syte dhe gjithcka eshte kthyer ne anormalitet.
Une nuk jam thjesht nje fenomen paranormal, nje hamendesim i cartur metafizik apo thjesht dhe vetem nje fantazem. Une jam Fantazma e Dusheve. Nese nuk me ndjen dhe nuk me njeh per te tille, nuk me ndjen dhe nuk me njeh fare.
Me gjase, e njejta histori do te vazhdoje gjithmone, gjerkur dikush, i cili ndyshimin e papritur te ujit te dushit, nuk do t’ia mveshe nje dukurie qe i nenshtrohet ligjeve te fizikes me nje shpjegim racional e, duke besuar vertete se prane vetes ka Fantazmen e Dusheve, me doren zgjatur do te me kerkoje t’i kaloj sapunin.
Dhe kur kjo te ndodhe, me ne fund, une do te bej sikur s’degjoj.