SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Gjykata rrëzon Aqif Rakipin/ S’ka më Kuvend për të.

Gjykata Administrative ka vendosur të mos e kthejë në kuvend ish-deputetin e PDIU Aqif Rakipi, i cili dorëzoi mandatin në vit më parë me vendim të KQZ-së, pasi prekej nga Ligji i Dekriminalizimit.

Gjyqtari i çështjes konstatoi se KQZ ka respektuar procedurën në rastin e ish- deputetit Rakipi pasi i ka dhënë atij mundësinë e dëgjimit në një process, duke zhvilluar seancën dëgjimore ku z.Aqif Rakipi është përfaqësuar nëpërmjet avokatit të tij.

Kujtojmë se në 5 dhjetor te vitit 2018, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur ndërprerjen e mandatit për dy deputetët, Gledion Rehovica i LSI dhe Aqif Rakipi, i PDIU. Ky i fundit, në tetor të vitit të shkuar kërkoi kthimin në kuvend duke e çuar vështjen në gjykatë./ M.B

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?