Entela Kolaj : Çadra që nesër vulos fatin e Shqipërisë, çmënd Ramën.

Shkrime

Dikur e mori këtë proteste me humor dhe ironi, ndërsa sot e ka marrë seriozisht aq sa po e çmënd fare. Shpërthen përsëri avokatja Entela Kolaj, një nga aktivistët më të shquara të gruas shqiptare, që sot e kërcënuar familjarisht nga qeveria Rama ka braktisur vendin për të jetuar e sigurt në një nga vendet e BE. Është kjo grua që i dergoi një letër kryeministrit shqiptar, por që asnjëherë nuk mori përgjigje, përkundrazi në përgjigje të letrës e detyruan që të marrë arratinë sëbashku me familjen. Tashmë kjo avokate i bashkohet edhe 28 shqiptareve të pajisur me statusin e azilit politik, dhuratë e qeverisë shqiptare…

E ndërsa jemi 24 orë përpara protestës së madhe, idhtarët e Rilindjes janë të trëmbur dhe të tmerruar deri në palcë. Eshte protesta më e gjatë në historine demokratike , qe befason me qytetarine , qetesine , mbeshtetjen elitare dhe  popullore. Eshte protesta me madhe ne historine demokratike qe ka mbeshtetjen e ndërkombëtareve, protesta më e madhe që ka një kauz, por që ka një lider të forte, që dita ditës dëshmon qetësi dhe maturi, dëshmon qartë se fitorja është e afërt.

Protesta e sotme ka një lider që kërkon një qeveri për qytetatarët, që zgjidhet  nga vota e tyre e lire dhe ndershme. Pikërisht kjo i trëmb Rilindasit, që provuan me dorrëheqje, provuan me heqje mandatesh, provokime e parakalime përpara çadres. Madje vetë Kryeministri pak ditë më parë provokoi protestuesit, herë duke parakaluar përpara çadrës e herë me statuse  konfuze, pa efekt.

Lulzim Basha me mbështetjen popullore, brenda dhe jashtë Shqipërisë dukshëm po triumfon. Këtë rradhë duket se ka edhe vetë bekimin e Zotit. E dëshmojne frikën dhe humbjen me statuse politike e personale. Tërhoqi vëmendjen time, si dhe jam absolutisht dakort se statusi i ish krye  doganieres shqiptare të Shqipërisë i duhet të zgjedhë mes mbetjes përgjithmonë në çadrën e shpreses dhe  daljes në dritën e shfrytëzimit të mundësive historike për përparim dhe zhvillim. Çadra është shpëtim nga rendi që komandohet nga gangsterë mafiozë, hashashi dhe droga.

Çadra është fundi këtij kaosi. Eshtë lufta ndaj injorancës që nuk do sfidën, asfiksis që nuk pëlqen ajrimin, nepotizmit dhe klanit që refuzon meritën, drejtësia që pret shenjtnimin. Çadra është Shqipëria që lufton për një Shqipëri, ku bëhen zgjedhje të lira, për një Shqipëri ku ka rend dhe qetesi. Çadra është liria e mohuar. Eshtë e vetmja  rrugë shpëtimi. E drejtë!

Të shpëtojmë nga hajdutëria makute e Spiropalit, Beqes, Ahmetaj, bletëve puntore që mjaltin e çojnë në kosheren e Ramës. Çadra është shpëtimi i arsimit, mjekësisë, ekonomisë, artit dhe kulturës. Çadra është “Republika e Re” .

Çadra është qeveria e së nesërmes, është Shqipëria që duam të rrisim fëmijët tanë. Çadra është shpresa e të gjithëve ne, që na nëpërkëmbën, dhunuan, injoruan, akuzuan dhe kërcënuan. Çadra është e të gjithë atyre që Edi Rama detyroi të lene shtëpinë. Është e atyre që kanë marrë arratinë rrugëve të botës dhe këta janë të shumtit .

Çadra neser vulos fatin e Shqipërisë!…

Nuk ka dhe nuk mund të ketë kthim mbrapa. Shqipëria do bëhet. Edhe për inat të njeriut ogurzi që vështron me frikë e ankth  çadrën e fitores, vështron çadren nga lart nga dritarja e tij, që me qendresen e saj i ktheu kundër gjithë kancelaritë e botës, vështron çadrën që sot është shpresa , është shpirti i çdo Shqiptari .

E kjo çader simboli i lirisë, do jetë fundi i tij. Doreheqja ka ditë që është shkruar !

Risultati immagini per cadra e pd

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?