RAMA TAKIM ME STUDENTËT E MJEKËSISË/ NA SHANI LIVE JO VETËM NË WHATSAPP’
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentët në konviktet e mjekësisë i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
‘Ne jemi këtu për tju dhënë mundësinë të na shani edhe live përvecse në Whatsapp’, tha Rama.
Lidhur me kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë shkuar më shumë tej me plotësimin e tyre.
‘Një nga ato pika ku ne kemi shkuar më tej është fillimi i partneritetit mes ministrive dhe fakulteteve sipas fushave. Do të thotë që ministria e shëndetësisë do të ndejkë universitetet e mjkësisë si një partnere duke vënë ënë dispozicion burime financiare që kanë të bëjnë me aspekte të ndryshme.
Çdo ministri sipas fushave specifike me universitetin përkatës kanë ngritur grupe pune për të bërë gjthë iventarin e nevojave’, tha Rama.