SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Sokrat Turtulli/ Ju tregoj krimet e Bamir Topit

Unë, si ish pjestar i ruajtjes fizike të ish Presidentit Bamir Topi deklaroj se:

-Në vitin 2007 ish Presidenti Topi ka organizuar një takim të fshehtë diku në një lokal për të hedh në erë Ambasadën Kineze tek rruga e Durrësit. Për këtë u vunë në dispozicion dy maune me C4 dhe u dha urdhër i prerë që të vritej ambasadori kinez “Sun qi ma”.

-Po në vitin 2007, kam qënë prezent kur në zyrën e Bamir Topit erdhi Erion Veliaj dhe të dy së bashku thurën planin për likujdimin fizik të Fahri Balliut.

Në muajin prill të po atij viti, Bamiri ka urdhëruar Sali Shehun të ekzekutoj kamarierin e një lokali në Berat pasi ky i fundit kishte abuzuar me llogarinë dhe se i kishte thënë kamarierit tjetër, se ky President hante shumë gjizë dhe plënc.

Në muajin korrik, i ndodhur për një viztë në Pukë, kam parë me sytë e mi se si një pjestar i ISIS-it( që atë kohë nuk ishtë krijuar) u takua me Bamirin dhe mori urdhër prej tij që të kishte nën mbikqyrje deputetin “N”, pasi ky i fundit ishte parë në shoqërinë e nje femre me të cilën…

Në vitin 2008, po ky president thur plane së bashku me Kreshnik Spahiun që të vrasin me mjete të forta Spartak Brahon dhe ti rrëmbejnë atij valixhen e zezë.

Në muajin shkurt të 2008-ës, teksa shkonim për vizitë në shtëpitë e minatorëve që humbën jetën në minierë, kam dëgjuar me veshët e mi brënda në makinë që Bamiri fliste me dikë duke i dhënë urdhër të eleminonte  Kryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që ishte vetë ai.

I ndodhur gjatë një koktei që organizonte Presidenca në Pallat të Brigadave, jam bërë dëshmitar i një dhunimi fizik që Topi ushtroi ndaj Arben Putos së Komitetit të Helsinkit. Më pas ai e dekoroi atë me motivacionin” Për kontributin dhe ndihmë ndaj dhunës në familje”.

-Në vitin 2010, në zyrën e tij në Presidencë vjen krimineli me famë i Durrësit, Ardi Daullxhiu dhe në fshehtësi të plotë i jep atij një zarf nga ku më vonë mora vesh se ishin plot 200.mijë euro.

-Teksa pinte kafen një mëngjes e degjova teksa i thoshte dikujt që Shkelqim Muçes ti thyhen te dyja kembet dhe duart, pasi ai nuk ka begenisur te me ftoje mua ne pervjetorin e Klubit sportiv te Tirones.

-Gjatë vizitës në shqipëri të Presidentit të Italisë, Topi  informohet nga këshllitari i tij i sigurisë se Presidenti Italian do takohej vetëm me Berishën duke e anashkaluar atë. Ai menjëhere thërret në zyrë Fatos Klosin dhe të dy së bashku organizojnë planin për” aksidentin” që do ti ndodhte Presidentit Italian tek kthesa e Kamzës.

Tek zyra e tij, poshtë karriges ku rrinte, ndodhej një bodrum rreth 10 m i thellë dhe ku brenda tij ndodheshin armë të rënda, mitroloza si dhe lëndë djegësë luftarake. Po pregatitej vrasja e komandantit të përgjitshëm të ushtrisë së asaj kohe dhe për këtë peshën kryesore e kishte marrë Sabit Brokaj.

Në muajin shtator, në orën 12.00, Bamiri urdhëron dhunimin fizik të kryetarit të komunës së Dajtit pasi ky i fundit hezitonte ti vinte emrin e të atit të Presidenit, rrugës së tij.

-Kur shqipëria u pranua në NATO- kam qënë dëshmitar se si Bamiri ka dash të fut në kurth Presidentin Bush dhe se e ka përgjuar këtë të fundit teksa ai pinte makiato me Lush Përpalin.

-Por tmerri më i madh që kam përjetuar ka qënë momenti kur më dha urdhër të hedh në erë Aeroportin e Rinasit sapo ky të largohej që aty dhe të përhapej lajmi se Berisha ka dash të vrasë Presidentin. Që prej asaj kohe jam arratisur tek Pallati me shigjeta dhe po pres me qef të vijnë të më venë prangat dhe të deponoj për këtë kriminel të rrezikshëm që ka qënë në krye të shtetit.

 

P.S. Deponimet e tjera do ti bëj publike përballe prokurorisë, pasi nuk mbarojnë këtu krimet e Bamirit. Aman eja më merrni pasi nuk shtyhet më jeta në liri. Burgun e kam pak që kam heshtur deri tani.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?