SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Dua Lipa prezantohet si shqiptare para Natalie Portmanit

Bukuroshja jonë po vazhdon të korr suksese të njëpasnjëshme, ku javë më parë u nominua në pesë kategori të ndryshme në Brit Awards.

Ajo së fundi është ftuar të merr pjesë në shoun televiziv amerikan “Late Night Show”, ku e pranishme do të jetë edhe aktorja hollivudiane Natalie Portman.

Në një video të shkurtër promovuese të emisionit, Dua tregon se ka prejardhje shqiptare në një pyetje të ftuarit tjetër Pete Davidson.

Në fakt, Dua t’i je angleze dhe prindërit tuaj janë shqiptar e pyet në një rast Davidson, ku këngëtarja jonë i thotë se kjo është korrekte.

Theksojmë se “New Rules” i prishtinases është shikuar mbi 967 milionë shikimesh në YouTube.

Ndryshe, shou televiziv do të transmetohet rreth orës 17:30 të kohës sonë lokale në kanalin NBC. /Telegrafi/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?