Atentati ndaj makinës në Tiranë/ Lëviz në këmbë me pistoletë në dorë
Pamjet që shihni tregojnë autorin e dyshuar të ngjarjes në Tiranë, i cili qëlloi me armë në drejtim të një automjeti.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën ‘Don Bosko’ në kryeqytet. Sipas denoncimit të Rudolf Zefit, një person i paidentifikuar qëlloi me armë në drejtim të tij dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb pamjet nga kamerat e sigurisë, ku shfaqet autori, duke lëvizur në këmbë dhe mban pistoletën në dorë. Fill pas ngjarjes, ai u arratis.

Total 0 Votes
0
0
