SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetShkrime

Nga Skerdjan Dhuli/ Trishtimi i Kukës, Has e Tropojë, që Rama nuk e sheh…

Sot ne Kukes, Has e Tropoje, ka mesyre KM.
Eshte e drejta e tij te beje fushate, por eshte minimumi qe mund te beje, tju kerkoje falje per mijera djemt e vajzat e atij qarku qe ne 4 vite kane marre rruget kudo neper faqe te dheut duke lene nena e baballare si qyqe mes kater mureve.
Sot ne ate zone, harene e njerzve e mund trishtimi i braktisjes. Bujarine e shtepive te tyre, e mundin muret e dhomat bosh, se filizat e tyre kane marre dhene. Sot ne ate qark, dasmat behen me skype, se per fatin e zi te tyre e te Shqiperise, rinia e Kukes, Has e Tropoje, eshte kudo pertej deteve e oqeaneve, po vetem te nenat e tyre jo.
Prandaj sot Rames me se paku duhet ti vinte turp nga vetja kur mori rrugen per ne Kukes. Sigurisht qe nuk e kupton dot dhimbjen e tyre. Sigurisht qe nuk e di cdo te thote “shtepia bosh”.
Sigurisht qe nuk ja thote askush se ku po shkon. Por se paku, mjafton fakti qe nuk sheh me femije rrugeve te qytetit, per te kuptuar dritherimen e asaj zone. Nese do isha Tropojan, Kuksian a Hasjan, sot do te thoja “marrja te mbulofte”.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?