Ylli Manjani/ Skënderbeu apo Skënderbythja…

Shkrime

Skënderbeu apo…
————

E fundit gjë që më shkon ndërmend është të quaj Edi Ramën Skenderbe! Biles për ballancë të argumentit, jo vetëm Edi Ramën po asnjë nga udhëheqësit e 500 viteve të fundit përfshi dhe këto të sotmit!

Vënia në sistem krahasimi e udhëheqësve të sotëm me Skënderbeun është sigurisht idotësi! Vënia nën shënjen e barazimit është poshtërsi, po e ligë fare!

Skënderbeu u bë heroi i kombit sepse i iku “Erdoganit” të kohës! Udhëheqja jonë falet te Erdogani i sotëm, jo për interes të kombit po për interes të karriges! Palo Skënderbellarë!

Guxojnë të krahasohen me strategun më të sukseshem të luftës që historia jonë njeh. Kulmi! Shkatërrimtarët e shtetit e të ushtrisë! E imagjinon dot njeri ushtrinë e Skënderbeut duke mbledhë plehra?!

Skënderbeu megjithëse në gjendje lufte bëri disa ligje civile të mira madje! Skënderbellarët e sotëm i bëjnë ligjet civile të ngjajnë si ligje lufte. Kush mund ta imagjinojë Skenderbeun duke masakruar Kushtetutën e vendit siç bëjnë këto të sotmit?!

Ups..! Ja edhe unë rashë në rutinë! Fillova të bëj krahasim me të pa krahasueshmit! Ky është efekti i propagandës.

Prandaj, kujdes! Të gjithë biem viktimë e propagandës! Merremi me temën që imponon “Skënderbeu” i ditës….

Skënderbythja e ditës thuaj!!!

0 0 votes
Article Rating
Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments