Mesazhi në telefonin e Vilës së Partizanit: Safet, mos më vër në siklet!

Sport

Emisioni “Procesi Sportiv” ka zbuluar një tjetër fakt nga video-skandali që është publikuar disa ditë më parë nga “Fiks Fare” ku një menaxher futbollistësh i quajtur Drini Çaushi telefonoi Emiljano Vilën e Partizanit duke i kërkuar të tolerojë në ndeshjen me Kukësin e mbyllur 1-1.

Në një material të përgatitur nga ky emision është zbuluar edhe një mesazh në telefonin e Vilës. Ai i ka dërguar një mesazh shokut të tij të skuadrës Lorenc Trashi ku i shkruan: “Safet të lutem mos më vër në siklet”. Pikëpyetja është përse Vila i drejtohet shokut të tij me emrin Safet? A ka qenë presidenti i Kukësit Safet Gjici në telefonin e Trashit? Çështjen e ka marrë në dorë prokuroria. /lapsi.al/

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?