Aktualitet

Ambasadorët e vendeve të BE refuzojnë Vlahutin: Nuk mbajmë qëndrim pa parë protestën e opozitës

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian kanë dalë kundër ambasadores së delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin në lidhje me krizën politike në vend.

Paraditen e sotme, në zyrën e Vlahutin tek “Aba Center” u mblodhën ambasadorët e vendeve të BE për të diskutuar për bojkotin e zgjedhjeve nga opozita.

Syri.net mëson nga burime konfidenciale se ambasadorja Vlahutin u ka kërkuar ambasadorëve të vendeve të BE që të njohin rezultatin e zgjedhjeve të 18 qershorit, edhe pa pjesëmarrjen e Partisë Demokratike dhe të partive të tjera opozitare. Ky qëndrim i Vlahutin është në të njëjtën linjë me atë të Kryeministrit Edi Rama, i cili tashmë ka deklaruar se zgjedhjet do të zhvillohen pa opozitën.

Por, kjo kërkesë e ambasadores Vlahutin ka marrë një përgjigje të prerë nga të gjithë ambasadorët e 28 vendeve të BE.

Ata janë shprehur se nuk do të mbajnë asnjë qëndrim për njohjen e zgjedhjeve edhe pa pjesëmarrjen e opozitës, pa parë protestën e Partisë Demokratike që do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në Tiranë.

Të njëjtat burime i thanë Syri.net se ambasadorët e vendeve të BE do të shikojnë fillimisht se çfarë do të ndodhë me protestën e së shtunës dhe më pas në bazë të zhvillimeve politike do të mbajnë qëndrim për zgjedhjet.

Kështu, ata u larguan nga zyra e delegacionit të BE pa pasur asnjë dakordësi me ambasadoren Romana Vlahutin. /SYRI.net/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?