Aktualitet

Sot seancë parlamentare/ Pritet të ketë diskutime të nxehta në lidhje me çështjen ‘Tahiri’.

Kuvendi do të mblidhet sërish në seancën parlamentare sot, ku pritet të ketë diskutime në lidhje me çështjen ‘Tahiri’.

Mazhoranca ka vendosur që ta shtyjë sa të mundë këtë çështje, duke nxjerrë procedura të ndryshme, e duke kërkuar kohë për të marrë një vendim.

Objekt i komisionit të kërkuar nga PD, do të jenë edhe ndërhyrjet që janë bërë për të mos lejuar organin e Prokurorisë të hetojë penalisht këto raste. Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend nga PD sqarohen edhe çështjet që do të hetohen nga Komisioni Hetimor që do të drejtohet nga opozita.

Duhet thënë që pas nisjes së hetimeve vetë Saimir Tahiri ka preferuar që të mos shkojë në Kuvend, duke u shmangur totalisht dhe nga prania e tij në media.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?