SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rrajcë, 433 nxënës prej një viti mësimin e zhvillojnë në lokale dasmash!

Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme problemin e nxënësve të Shkollës së Mesme të Bashkuar, “Salih Halili”, në Rrajcë.

Nxënësit e kësaj shkolle prej një viti zhvillojnë mësimin e tyre në lokale dasmash dhe në bodrumet e lokaleve.

Kjo pasi Shkolla e Mesme e Bashkuar “Salih Halili” në fshatin Rrajcë të Bashkisë Përrenjas, për shkak të amortizimit dhe dëmtimeve të shkaktuara nga tërmetet e viteve të fundit, u mbyll përfundimisht për 433 nxënësit e saj.

Ato janë ambiente të vogla dhe të pa rehatshme për të zhvilluar procesin mësimorë. Përveç kësaj ankesë tjetër ka qenë dhe për pjesën e lagështisë në këto klasa provizore. Kjo situatë ka çuar shpesh herë që nxënësit e prindërit të protestojnë, por që askush nuk ua ka vënë veshin.

Një nga mësueset shprehet për Fiksin që janë bërë shumë kërkesa nga ana e tyre, por nuk janë marrë masa. Ajo thotë se këto ambiente nuk janë aspak të rehatshme, pasi numri i nxënësve është shumë i madhe për këto ambiente. Që pas mbylljes së kësaj godine, nxënësit e Shkollës së Mesmë të Bashkuar “Salih Halili”, zhvillojnë mësimin me turne.

Turnet janë të ndara sipas klasave, ku shkolla e mesme zhvillon mësimin në turnin e parë ndërsa 9-vjeçarja turnin e dytë.

Gazetarët e emisionit Fiks Fare kërkuan një përgjigjie nga Bashkia Përrenjas, ku ju thanë se është hartuar një projekt për ndërtimin e shkollës prej vitit 2020 dhe kanë pritur që ky projekt të miratohet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, dhe nga Ministria  e Financës dhe Ekonomisë.

Bashkia Përrenjas tha për Fiksin se është premtuar nga ministria që shumë shpejt do të bëjnë të mundur financimin për ndërtimin e kësaj godine . Por deri në ndërtimin e shkollës  ata janë munduar të përshtasin klasat në disa godina elzistuese, siç janë lokalet e dasmave, të cilat janë marrë me qira.

Top Channel

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?