Dy radhë të mijat pse PD nuk di e nuk do të fitojë as zgjedhjet e ardhshme!

Shkrime

Nga Skerdjan DHULI

Lajla Përnaska i paska thënë Tritan Shehut që duhet të hapë rrugën rinisë ?

Dikush t’i kujtojë zonjës Përnaska që Tritani e ka nisur politikën me Enverin, e vazhdoi me Ramizin, më pas me Saliun, me Selamin, ppak kohë ishte edhe vetë sepse ishte memec i bindur, me Azemin, me Lulin, prapë me Saliun dhe kur Saliu të iki, do e lejë me amanet “Tritanin mos e prekni”.

Tritani dhe të ngjashmit e tij nuk janë thjeshtë faqja e zezë e PD por janë në fakt edhe arsyeja kryesore pse PD nuk fiton dot.

Në zgjedhjet e ardhshme do votojnë të rinj që kanë lindur në 2005. Babai i këtyre të rinjve sot është 45 vjeç ndërsa gjyshi 70. Pra 3 vjet më i vogël se Tritani.
Imagjino një 18 vjeçar vitin e ardhshëm në Gjirokastër që do shkojë ti kërkojë votën Tritan Shehu…

Ai do mendojë “ç’është ky plak që ka ngatërru rrugën nga posta ku duhet të tërheqë pensionin, vjen e na kërkon vota ? Mos është i çmendur vallë…?”

PD ka vetëm një rrugë për të shkuar tek fitorja. Rinovimin e saj.
Kjo parti ose bën qarkullim elitash, ose shuhet dhe kthehet në muze mujush.
Në atë muze, Tritani do jetë në podium.

Ndërsa shqiptarët do vuajnë akoma nën sundimin e Edi Ramës, të korruptuarit më të madh dhe antishqiptarit më të madh të mbitokës.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?