Aktualitet

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj shkon sërish në SPAK. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Beqaj shoqërohej nga avokati tij, Ermal Yzeiraj, ndërkohë që nuk bëri asnjë koment për mediat.

Edhe sot, ashtu si 3 ditë më parë, Beqaj do të pyetet për çështjen e sterilizimit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në një masë sigurie siç është detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check up.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?