Tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi ka lënë gjithë vendin në zi. Sot ka ardhur një reagim nga unioni i gazetarëve grekë ESIEA, organizata më e madhe, ku janë të anëtarësuar gjithë gazetarët profesionistë të Greqisë. Në deklaratën e publikuar gazetarët kanë deklaruar se një pjesë të përgjegjësisë së aksidentit e kanë ata. Kjo pasi nuk i kanë kushtuar rëndësi sistemit hekurudhor në vend.
Deklarata e gazetarëve:
Gazetarët e Athinës marrin pjesë, si i gjithë vendi, në zinë e rëndë për njerëzit tanë që humbën padrejtësisht dhe ngushëllojnë dhimbjen e familjeve dhe njerëzve të tyre. Tragjedia në Tempi nxjerr në pah, në mënyrën më të dhimbshme këtë herë, problemet strukturore që mundojnë mediat greke. Paralajmërimet e punonjësve të hekurudhave nuk morën mbulim në përpjesëtim me seriozitetin e çështjes dhe raportimet e pakta, por ekzistuese të gazetarëve, mediave dhe grupeve të gazetarisë hulumtuese nuk u riprodhuan. Për sa kohë që mediat hiqen nga misioni i tyre për të kontrolluar pushtetin, për sa kohë që prioritizimi i lajmeve dominohet nga kritere që nuk kanë lidhje me mbrojtjen e interesit publik, për sa kohë që kompanitë mediatike kufizohen të veprojnë thjesht si biznese dhe në aspektin e vlerësimet dhe trafiku televiziv, për sa kohë gazetarët janë të kufizuar në investigim, garancitë institucionale për funksionimin e shtetit do të dobësohen. Riprodhimi steril pa letër, edhe në këto orë tragjike, nga një pjesë e faqeve të lajmeve, është një shembull tjetër i deformimit gazetaresk. Industria e gazetarisë merr pjesën e saj të përgjegjësisë. Bordet drejtuese të ESIEA dhe ESPET e konsiderojnë veten se po interpretojnë vullnetin e gazetarëve, duke marrë përsipër angazhimin se shkaqet dhe përgjegjësitë e këtij tmerri të patreguar do të hetohen në thellësi, me qetësi, profesionalizëm dhe dokumentacion. Ashtu siç ndodh këto orë nga shumica e kolegëve, sidomos të gjithë atyre që janë në “vijë të parë”, pa gjumë, në kushte dramatike.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së të martës në Greqi. Dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar një zjarr që deri më tani iu ka marrë jetën 44 personave. Një tren me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash. Shkak për shpërthimin e zjarrit dyshohet se është bërë prerja e një kablli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal./Dosja.al